MITET GREKE

Etiketa

, , , , , , , ,

migr1Jo, tema nuk ka të bëjë me mitologjinë e lashtë greke, as me veprën e mirënjohur nga Robert Graves, por me fenomenin e legjendave apo miteve urbane të përhapura në Greqi, kryesisht nëpërmjet internetit, forca depëtuese e të cilëve ka arritur shpesh gjer në gojën e politikanëve e qeveritarëve. Popullariteti i disa prej këtyre miteve ka qenë i tillë saqë mund të thuhet se janë shndërruar në mite të kombëtarizmit grek.

Mitet moderne në Greqi do i ndaja në dy kategori kryesore. E para përbëhet nga mitet e importuara nga jashtë dhe e dyta në mitet e zhvilluara në Greqi si pasojë e rrethanave sociale, ekonomike apo kulturore në vend. Natyrisht, të gjithë mitet e importuara janë përshatur në ambientin grek. Në kategorinë e parë, që nuk do ndalemi, hyjnë antisemitizmi dhe historitë që e shoqërojnë (për dominim të botës nga Zionizmi, Protokollët e të Urtëve të Zionit), masoneria, pseudoshkenca, jashtëtokësorët etj.

Vazhdoni leximin

Reklama

INTERNETI DHE SHËNDETI

Etiketa

, , , , ,

int1A po na çmend Interneti? pyeti Pishaku në një temë të mëparshme. Do përgjigjem unë nga eksperienca ime. Dhe përgjigja është e prerë. PO, dhe po e madhe, bile. Dhe jo vetëm po na çmend, por vepron si katalizator për ta kthyer njerëzimin në zombie, në qenie të hypnotizuara e të droguara, për qëllimet e tij të fshehta antinjerëzore. E kam pa tallje. Punoj këtu e katër vjet si teknik në një call center në nja nga ISP-të më të mëdha të Greqisë ku jap mbështetje teknike për një mori problemesh të Internetit dhe të telefonisë fikse.

Statistikat e mia më thonë se deri më sot u jam përgjigjur rreth 45.000 thirjeve. Edhe doktori më i aftë e më i përsosur i qendrës më të madhe të rehabilitimit në botë (andej nga i kalonte “pushimet” Robert Downey Jr) nuk është përballur në gjithë karierën e tij me kaq pacientë. Këto thirrje në shumicën e tyre kishin të bënin me probleme Interneti, ose më mirë me probleme që klientën mendonin se kishin të bënin me Internetin.

Vazhdoni leximin

PLAGJATURA TË NDJENJAVE

Etiketa

, , , , , , , ,

(Cikli i Zanës, Fundi)

letra1Kjo letër nuk u shkrua nga unë dhe drejtohet një personi që nuk ekziston. Ndonjë përkim me realitetin është krejtësisht i rastësishëm dhe jashtë vullnetit tim.

MACJA

Të dua! Mund ta mbyll me kaq letrën dhe të mos them diçka më shumë. Të dua siç je. Të dua me mish e me shpirt, të dua fortë, të dua më shumë se veten time. Do të kalojnë shekuj dhe brezat nuk do të harrojnë kurrë se… Jo, kështu fillon shkrimi i lapidarit të fshatit. Do ishte një fillim i bukur letre, plot pompozitet, ashtu siç më pëlqen mua por nuk të pëlqen ty. Atëhere e nis prapë. Macja pra. Kam gjetur një kotele të bukur, yll. Si ylli Vega, si ti, dhe i dhash emrin tënd. Natyrisht. Më duket se as ajo më do. Si ti. Grindemi shpesh, i shpjegoj me orë të tëra mbi strukturalizmin në letërsi dhe nuk i vjen mirë. Përpiqem pa fat t’i tregoj mbi shkaqet e luftës së dytë botërore por nuk më duket se dëgjon.

Vazhdoni leximin

SI TË UDHËTONI PËR NË TIRANË (Pjesa II, ZANA)

Etiketa

, , , , ,

(Cikli i Zanës)

zana2Kishim hyrë tashmë në Tiranë, nga një rrugë që siç më thanë më vonë ishte ajo e Kavajës. Trafiku po bëhej edhe më i dendur. Zbrit ti, më tha shoferi. Ti arrite. Dymbëdhjetë mijë lekë të vjetra dhe zbrita. Ende i mpirë nga sedilja dhe nga ngrohtësia e furgonit, era e ftohtë mbi fytyrë më solli në realitet. Ishte katër e gjysëm mbasdite. Shiu binte ende por i hollë. Vura kapuçin e xhupit në kokë, hodha çantën në shpinë dhe iu drejtova një stacioni të urbanit. Nën strehën e tij ishin të mbledhur nja pesë veta. Vajta të ndizja një cigare por u kujtova se çakmaku im ishte bërë njëqind copa. Me mirësjellje iu drejtova njërit prej bashkëvuajtësve poshtë strehës i cili ma ndezi. Kur kalon urbani për Qendër? e pyeta. Nuk e shikon çfarë bëhet, më tha, rrugët janë të mbyllura nga trafiku dhe shiu, as taksi nuk do gjesh. Jam larg nga qendra? e pyeta prapë. Tundi kokën dhe duart në mënyrë të tillë që tregonin se seriozisht isha larg. Në fakt, shumë larg.

Vazhdoni leximin

SI TË UDHËTONI PËR NË TIRANË (Pjesa I, ODISEJA)

Etiketa

, , , , , , , , , , , ,

(Cikli i Zanës)

zana1Gjirokastër 22 nëntor. Të jesh në mëngjes në Gjirokastër, në fund të nëntorit, nuk është dhe nga opsionet më të mira që mund të kesh për të filluar ditën. Sidomos kur mëngjesi shoqërohet me një të ftohtë që të depërton dhe një shi i cili edhe pse i hollë të ngrinte nervat. Shto këtu edhe rrugët e prishura, pellgjet me ujë, makinat që kalonin me shpejtësi dhe spërkatnin (kryesisht mbi njerëzit) ujin dhe për finale… autobuzi…

Ishte pikërisht autobuzi i Tiranës ai që kaloi para sysh, i fishkëlleva, bëra sikur vrapova, tunda dorën, i bërtita me fuqi por efekti Doppler bëri punën e vet. Shumë bukur, e humba autobuzin, nuk ngelet veçse të kap tjetrin. Më pëlqen kur gjej optimizëm tek vetja, sidomos kur nuk ka arsye për diçka të tillë. Dhe sidomos kur autobuzi tjetër për Tiranë nisej pas dy orësh.

Vazhdoni leximin